LAJME

Dogana për herë të parë kalon gjysmë miliard euro të hyra

Dogana për herë të parë kalon gjysmë miliard euro të hyra
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Maj 2022, 15:15

Dogana e Kosovës njoftoi të premten se për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej gjysmë miliardi.

“Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milionë euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milionë euro më shumë”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”.

Dogana e Kosovës tutje bëri të ditur se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika