Dogana e Kosovës e ka anuluar tenderin mbi 4 milionësh për aftësimin e terminalit publik në Vërmicë dhe qasjen e papenguar të mjeteve në autostradë. Vendimi për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit është marrë në shtator të vitit të kaluar, e në platformën e-Prokurimi është publikuar të premten.
Në vendimin e Doganës thuhet se arsyeja e anulimit të këtij tenderi është meqë asnjëri prej tenderëve të pranuar nuk është i përgjegjshëm.
Për këtë tender kishin dorëzuar ofertat tetë kompani. Vetëm dy oferta ishin në vlerë mbi katër milionë.








