- Reklama -

DioGuardi: Pavarësisht fituesit, s`ndryshon politika amerikane ndaj Kosovës

Ish-kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve Joe DioGuardi thotë se politika amerikane ndaj shqiptarëve nuk do të ndryshojë pavarësisht se kush do të udhëheq me Shtëpinë e Bardhë në katër vjetët e ardhshme.“Por pavarësisht rezultatit shqiptarët duhet të kenë besim se ende kemi miq në Uashington, pavarësisht a fiton Joe Biden apo Donald Trump.

Siç e dini ka qenë gjithmonë politikë e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të punojë si me demokratët ashtu edhe me republikanët. Pra, ne nuk e bëjmë këtë në baza ideologjike, sepse jemi një lobi dypartiakësh”, tha DioGuardi.Por ai ka shprehur mbështetjen e tij publike për kandidatin demokrat.

- Reklama -

“Unë jam një republikan i regjistruar por së fundi unë dola publikisht që do të votojë për Joe Biden. E bëra këtë sepse mendoj se është me rëndësi, sidomos për popullin shqiptar që të kutojë se kemi histori të gjatë me Joe Biden, duke filluar nga koha kur unë isha kongresmen në vitet e 80’ta”, theksoi ai në në Kanal10.

DioGuardi mendon se me ardhjen e Biden në krye të SHBA’së, shqiptarët mund të fitojnë disa përparësi.“Ai ka bërë udhëtime në Kosovë dhe ka bërë shumë punë të mirë, dhe besoj që na duhet të shpresojmë që ai të bëhet president sepse atëherë mund të kemi më shumë përparësi”, shpjegoi ai.

Ai është i bindur se shumica e shqiptarëve përkrahin Biden.“Nuk kam asnjë dyshim, edhe nga ajo që shoh në media, e di që shumica e shqiptarëve do të votojnë për Joe Biden.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort