LAJME

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Vendimi për rritjen e pagës minimale të merret pas një analize të thellë të gjendjes ekonomike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Vendimi për rritjen e pagës minimale të merret pas një analize të thellë të gjendjes ekonomike
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2025, 12:14

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, përmes një komunikate për media, ka sqaruar për publikun se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Sipas DhTIK-së, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.

“DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave. Marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësojë situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët”, thekson DhTIK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika