LAJME

Dështon për të 13-tën herë konstituimi i Kuvendit

Dështon për të 13-tën herë konstituimi i Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Maj 2025, 08:36

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 13-të gjatë vazhdimit të seancës më 09.05.2025.

As sot, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk kanë dhënë propozime për anëtarë të Komisionit zgjedhor për votim të fshehtë.

Për krijimin e Komisionit kanë votuar 56 deputetë, 1 ka qenë “kundër”.

Kështu, në mungesë kuorumi për vendimmarrje, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari e ndërpreu seancën duke paralajmëruar vazhdimin e saj më 09.05.2025, në ora 10:00.

“Nuk kemi kuorum, shihemi përsëri më 11 maj në ora 10:00”- ka thënë Dehari.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika