Për takimin e grupit punues për Front Online, ka folur edhe deputetja e pushtetit, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Ajo ka thënë se në këtë takim do të jepen komentet e shteteve anëtare lidhur me atë që po e kërkon Franca, pra sistemin ETIAS.
“Në takimin e Grupit Punues të datës 9 dhjetor, do të rikthehet diskutimin për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Do ti shohim komentet edhe të shteteve anëtare lidhur me elementin e ri që nxori Franca në sipërfaqe, pra ETIAS. Ajo çfarë kemi parë deri më tani është se edhe për vet shtetet anëtarë kjo ka qenë një çështje që i ka nxënë në befasi, sepse sigurisht se nuk do të duhej të ekzistonte një ndërlidhje e tillë, aq më pak, me një sistem që as nuk është funksional”, ka thënë ajo, për Front Online.
Ndërsa, ka deklaruar se asnjë shtet nuk është kundër liberalizimit të vizave.
“Ajo çfarë është shumë e rëndësishme të potencohet, është fakti që asnjë shtet i vetëm, nuk është decidivisht kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. Ka dyshime tek disa ministra, me të cilët Qeveria është marrë përgjatë këtij muaji dhe është bërë përpjekje që këto dyshime të hiqen”, ka pohuar Kryeziu-Hyseni.
E, pyetur se kur pritet që Këshilli i Ministrave ta jep fjalën e tyre të fundit, Kryeziu-Hyseni ka pasur një përgjigje.
“Këshilli Ministrave nuk ka punë një herë. Jemi tek grupi punues. Duhet të përfundojë këtu për të ecur tutje. Nuk japin ata ndonjë vendim pa u nxjerre si rekomandim prej grupit punues”, ka thënë ndër të tjera ajo./Front Online