- Reklama -

Departamenti Amerikan paralajmëron marrëveshje Kosovë – Serbi ditëve në vijim

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale, që mund të arrihet ditëve në vijim.

Në një adresim për mediat, zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet. Ai shtoi se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog.

- Reklama -

“E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë foli të hënën edhe përfaqësuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Von Cramoni u shpreh se drafti franko-gjerman është mundësi e mirë e të dy vendeve në arritjen e një marrëveshjeje. Sipas saj, Kosova e Serbia duhet ta shfrytëzojnë momentumin, pasi, siç u shpreh ajo, zhvillimet në Evropë aktualisht janë kaotike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort