Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, Flakron Shalës, ka thënë se është njoftuar nga mediat.
“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, tha ai.






