Gjykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit. Burg ku ata po mbahen gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.Haaglanden ështe një burg unik në Holandë.
Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes mbahen 24 orë në ditë.
Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.






