- Reklama -

Daçiq: Nuk do të ketë dëbim të serbëve, mos na detyroni të mbrohemi

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se në këtë moment është shumë e rëndësishme të ruhet stabiliteti politik dhe paqja, ndërsa për situatën në Kosovë tha se “nuk do të ketë dëbim masiv dhe mos na detyroni të mbrohemi, kurse ne nuk do të sulmojmë askënd”.

Në një deklarim për televizionin serb “Pink”, Daçiqi tha se sa i përket Serbisë, “ne besojmë se është e nevojshme të marrë pjesë në dialog dhe nuk ka nevojë të provojmë dhe t’i japim mundësinë dikujt që të thotë se Serbia është një faktor përçarës, por pyetja është se çfarë hapash do të ndërmarrin vendet perëndimore, si dhe cili është roli i NATO-s apo KFOR-it”, transmeton Klankosova.tv.

- Reklama -

Ai theksoi se NATO-ja dhe KFOR-i duhet të sigurojnë paqen dhe se askush nuk mund të cenojë sigurinë e qytetarëve, përfshirë serbët në veri.

“Mesazhet tona janë se do të bëjmë gjithçka për paqen, por sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur serbët – por cilat janë pasojat? Cilat janë pasojat sipas Kurtit dhe Prishtinës nëse nuk pajtohen me shtyrjen e afatit për riregjistrim – Kurti e di se nuk do t’i vuajë pasojat, për dallim nga Serbia e cila kërcënohet me ‘rrahje’”, tha më tej ministri i Jashtëm serb.

Ai vlerësoi se nuk ka paqe pa zgjidhje të drejtë dhe, duke iu referuar shteteve Perëndimore, shtoi se “ato, duke e vënë nën presion Serbinë po prishin stabilitetin në rajon sepse duan ta zgjidhin çështjen e Kosovës përmes Ukrainës, që ne të biem, kështu janë mësuar – dëm kolateral”.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Daçiqi tha se “njerëzit shpesh harrojnë që ne edhe kur flasim për Rusinë, mendojmë për Rusinë, por mendojmë për Serbinë”.

“Kjo ka të bëjë me atë se si Serbia do të mbrojë interesat e saj kombëtare”, tha Daçiqi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort