- Reklama -

Buxheti i vitit 2021 së shpejti do miratohet në Kuvend

 

Buxheti i vitit 2021 pritet që shumë shpejt të shkojë për miratim në Kuvend. Mirëpo, koalicioni qeverisës ende nuk e di a do t’i këtë votat e mjaftueshme për kalimin e buxhetit. Ndërkaq, përfaqësues nga shoqëria civile vlerësojnë që buxheti duhet të kalojë pa vonesa, pasi ekonomia e vendit është e rrënuar për shkak të pandemisë.Kuvendi i Kosovës është duke u përballur me mungesë të kuorumit për kalimin e shumë projektligjeve. Fat të njëjtë pritet të ketë edhe Projektligji për buxhetin.

- Reklama -

Por, njohës të zhvillimeve politike po vlerësojnë se deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm për sa i përket votimit të buxhetit, për shkak se ekonomia e vendit është e rrënuar si pasojë e pandemisë.Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radio Kosovën se Qeveria duhet të tentojë në të gjitha format që kalojë buxhetin, për të shmangur krizat ekonomike që mund të prekin sektorin publik.

“Është obligim i qeverisë që të tentojë me të gjitha format parlamentare që t’i sigurojë votat për kalimin e buxhetit. Në mënyrë që të shmangen krizat eventuale ekonomike apo tensionet qytetare për shkak të mos kalimit të buxhetit që medoemos do e prekte sektorin publik, atëherë unë besoj që Qeveria duhet të ndryshojë qasjen karshi opozitës.”Edhe analisti politik, Blerim Burjani, tha se deputetët do të duhej të jenë të përgjegjshëm dhe ta aprovojnë buxhetin, duke i lënë anash siç i quajti ai, luftërat politike pozitë-opozitë.“Si deputetë të të gjitha partive politike, duke e parë situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi, duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm të arrijnë qëllimin dhe të aprovojnë buxhetin për vitin 2021. Ndërkaq, betejat politike pozitë-opozitë t’i lënë anash.”

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projekt-buxhetin prej 2 miliardë e 412 milionë eurosh për vitin 2021. Ndërkaq, pritet që javët në vazhdim të shkojë në Kuvend për aprovim. Në bazë të procedurave ligjore, fundi i tetorit është koha kur qeveria duhet ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal dhe ta dorëzojë në kuvend, kurse afati përfundimtar kur duhet të miratohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës është data 31 dhjetor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort