RAJONI DHE BOTA

Breshër i madh në Kroaci, i copëton xhamat e veturave

Breshër i madh në Kroaci, i copëton xhamat e veturave
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2022, 17:56

Breshëri i fortë e ka goditur Kroacinë pasdite, raportojnë mediat në Zagreb.

Dëmi ende nuk llogaritet, por siç thonë banorët aty ku ka rënë breshër, dëmi në të mbjellat është shumë i madh dhe përveç të mbjellave janë dëmtuar edhe disa xhama, kryesisht të veturave, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Pak pas orës 17, zona e gjerë e Varazhdinit është goditur nga një stuhi e fortë e ndjekur nga erë dhe breshër, raporton Aktualno.com.

Copat e akullit kishin madhësinë e arrave dhe për një kohë të shkurtër mbuluan lëndinat dhe rrugët.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika