Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje, njofton IHK.Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.Të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë.
Borë dhe shi, ky është parashikimi i motit për sot

Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës

Kurti: Të gjejmë një zgjidhje për presidentin dhe mos të shkojmë në zgjedhje

AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme

