LAJME

Bora e marsit e zë në befasi shtetin, autostrada “Ibrahim Rugova” gati e pakalueshme

Bora e marsit e zë në befasi shtetin, autostrada “Ibrahim Rugova” gati e pakalueshme
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2021, 08:48

Moti me borë në mëngjesin e së mërkurës duket se ka zënë në befasi shtetin e Kosovës.

Kjo pasi që, gjendja në autostradën “Ibrahim Rugova” është vështirë e kalueshme për shkak të borës.

E siç duket kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve ende nuk kanë dal në terren.

Në disa fotografi shihet se rruga është mbuluar tërësisht me borë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës apelon vazhdimisht për kujdes të shtuar në komunikacion, sidomos gjatë motit të ligë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika