LAJME

Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale

Blerim Isufaj edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Speciale
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2023, 10:59

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 238-të, të mbajtur të hënën ka rizgjedhur prokurorin Blerim Isufaj kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Këshilli me 9 vota për dhe 1 kundër ka zgjedhur Blerim Isufaj për Kryeprokuror të PSRK-së.

Mandati i tij është 4 vjeçar dhe fillon nga 1 janari 2024.

Rizgjedhja e Isufajt në këtë pozitë erdhi pasi nga Komisioni Vlerësues ishte renditur si kandidati me më së shumti pikë të mbledhura dhe i njëjti i ishte rekomanduar KPK-së për votim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj vlerësimit të Panelit Vlerësues, kundërshtime kanë paraqitur kundërkandidatët e Isufajt, prokurorët Naim Abazi dhe Atdhe Dema, por që kundërshtimet e tyre ishin refuzuar nga Komisioni për Rishqyrtim./betimipërdrejtësi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika