10:59 – Bërnabiq arrin në Mitrovicë të Veriut
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka arritur në Mitrovicë të Veriut.
Bërnabiq do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje, ku pritet të deklarojë edhe për media, njofton Klankosova.tv
Në orën 12:00, ajo do të shkojë në Manastirin e Banjskës në Zveçan, ku po ashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve.
Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq.
10:36 – Bislimi e Nagavci priten tek Dheu i Bardhë, Bërnabiq vjen në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq pritet të arrijë në Kosovë, ndërsa delegacioni kosovar i përbërë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci janë përcjell nga policia serbe te Dheu i Bardhë ku do të vazhdojnë për në Luginë të Preshevës.
10:22 – Zbulohet agjenda e mbajtur “sekret” e vizitës së Bërnabiqit në Kosovë
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq sot do ta vizitojë për herë të parë veriun e Kosovës.
Klan Kosova ka siguruar agjendën e vizitës së saj në vendin tonë.
Sipas kësaj agjenda, shefja e ekzekutivit serb është paraparë të arrijë në Mitrovicë në orën 10:10, ku do të qëndrojë në Qendrën e IT-së dhe Akademisë Shpirtërore atje.
Po nga atje, ajo pritet të deklarohet për media, njofton Klankosova.tv.
Nga Mitrovica, Bërnabiq në orën 12:00 shkon në Manastirin e Banjskës në Zveçan ku poashtu pritet ta ketë një adresim para qytetarëve.
Vizita e shefes së Qeverisë serbe vazhdon te tri familje serbe në Leposaviq, njofton Klankosova.tv.
Në ditën që Bërnabiq po qëndron në vendin tonë, në Serbi gjegjësisht në Luginë të Preshevës për vizitë kanë shkuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
10:15 – Policia serbe e pret delegacionin e Kosovës tek Dheu Bardhë
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Me këtë rast policia serbe ka dal tek Dheu i Bardhë për ta pritur delegacionin nga Kosova dhe për ta përcjell deri në Bujanoc.
E një vizitë në Kosovë do ta zhvillojë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Për sigurinë e saj do të përkujdeset policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.
10:03 – Serbët bëhen gati për të pritur Bërnabiqin
Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq e nis sot vizitën e saj në Kosovë me vizitë në Mitrovicën e Veriut.
Kryeministrja e Serbisë në mëngjes do të vijë në Mitrovicë, ku do të vizitojë qendrën e parë multimediale në veri, si dhe Akademinë Shpirtërore, përcjell Klankosova.tv.
Pas kësaj, siç është paralajmëruar, është paraparë vizita e saj në manastirin e Banjskës në komunën e Zveçanit.
Më pas ajo do vazhdojë vizitën në Leposaviq.
09:26 – Policia e Kosovës mbyll disa rrugë për ta siguruar vizitën e Bërnabiqit në veri
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rastin e vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në veri të Mitrovicës, do të përkujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim thuhet se në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot për vizitë në Luginë të Preshevës do të jenë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
09:19 – Jevtiq: Vizita e kryeministres së Serbisë e një rëndësie të madhe për serbët
Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se vizita e kryeministres serbe Ana Bërnabiq në Kosovë është e një rëndësie të madhe për serbët në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Ibrit.
Ai ka shtuar se “shefja e ekzekutivit serb do të dëgjojë nevojat e qytetarëve nga Leposaviqi në Ranillug”.
Jevtiq deklaroi se sot do të ketë mundësinë të bisedojë me Bërnabiq për jetën dhe nevojat e serbëve jo vetëm në Shtërpcë, por “edhe në jug të Ibrit në përgjithësi”.
09:06 – Cili ministër e vizitoi për herë të fundit Luginën e Preshevës?
Sot zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Ndërkaq, vizita e fundit në Luginën e Preshevës ishte nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai u takua me kryetaren e atëhershme, Ardita Sinani, me të cilën kishin diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
08:00 – Bislimi e Nagavci vizitojnë Luginën e Preshevës, Bërnabiq vjen në Kosovë
Të hënën zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.
Përfaqësuesit shqiptarë në Luginë i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që t’i vizitojnë ata.
Por, këtë do ta bëjnë varësit e tij.
Vizita e tyre vjen në kohën kur në Kosovë pritet të vijë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Bërnabiq vjen sot në Kosovë me lejen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.