Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, ka thënë se në situatën aktuale gjeopolitike, është rëndësishme gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë, Borrell, e ka bërë përmes një postim i në Twitter, pas bisedës që ai ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Po ashtu Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ka thënë se, marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“I foli presidentit Vuçiq për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Në mjedisin aktual gjeopolitik është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë”, ka thënë ai.
“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka deklaruar Borrell në Twitter.