Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori sot gjatë takimit me Përfaqësuesen e SHBA-së në OKB, ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje nga presidenti amerikan, Joe Biden për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.
“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën” , wshtw shprehur Biden në mesazhin e tij.
Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale.





