Behgjet Pacolli së bashku me një delegacionin të tij mbrëmë ka vizituar Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren, ku është pritur nga kryetari i shoqatës, Varis Xhejlani, me bashkëpuntorët e tij, raporton TV Prizreni.
Në këtë takim anëtarët kishin mundësi t’i përcjellin kërkesat dhe pyetjet e tyre drejtuar Behgjet Pacollit, me të cilin u shkëmbyen ide për çështje që kanë të bëjnë me botën e biznesit, siç janë mundësitë e investimeve në Kosovë dhe tek zona industriale në Prizren.
Postimi i Plotë:
“Sonte në zyret e shoqatës pritëm Liderin e AKR-së z.Behgjet Pacollin së bashku me delegacionin e tij, i cili gjithashtu shërbeu si President i Republikës së Kosovës për një kohë.
Në takim anëtarët patën mundësi ti përcjellin kërkesat dhe pyetjet e tyre, u shkëmbyen ide për çështje që kanë të bëjnë me botën e biznesit, siç janë mundësitë e investimeve në Kosovë dhe zona industriale në Prizren.
Falënderojmë z. Pacollin për vizitën duke uruar suksese në punë”
