LAJME

Bëhet publik emri i njërit nga sulmuesit të vrarë në Banjskë

Bëhet publik emri i njërit nga sulmuesit të vrarë në Banjskë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shtator 2023, 13:09

Njëri nga personat e vrarë nga grupi që po akuzohet për vepra terroriste në Banjskë të Zveçanit është Stefan Nedelkoviq, 31-vjeçar.

Kështu kanë raportuar mediat serbe. Sipas këtyre informacioneve, Nedelkoviq është banor lokal nga Zveçani, teksa kanë publikuar edhe fotografi të tij.

Deri më tani janë konfirmuar katër të vrarë nga grupi i akuzuar për terrorizëm nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Personi i katërt i vrarë u konfirmua sot nga prokurori i rastit, Naim Abazi.

Sipas tij, trupi i pa jetë është gjetur përgjatë kontrollit të pjesës ku ka ndodhur rasti.

Prokurori gjatë ditës ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar edhe vetura të tjera nën dyshimin për posedim të armëve që lidhen me grupin kriminal.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika