Bedri Hamza i PDK’së ka premtuar rritje të rrogës minimale në Kosovë si një ndër planet për ekonominë që i ka subjekti i tij.
Duke folur në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se numri i inspektorëve do të rritet për zbatim të ligjeve të punës. Po ashtu ai bën të ditur se primar do të jetë sektori privat.
“Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro. Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punes i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuarve dhe punëdhënësve”, tha ai.
Hamza premtoi edhe rritje të pensioneve për këto kategori.
“Do të ketë rritje të të gjitha llojeve të pensionit varsisht prej kategorise se pensionit dhe reforma të thella për trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve pensionistë, duke përfshirë në skemat e kontributdhënësve ata qytetarë të cilët kanë pasur pengesa për arsye të mungesës së 15 viteve , ku do te jete pension i shkallezuar sipas perqindjes dhe viteve.”
“Pensionistet e moshës 40 %, pensionistet kontributdhënëse 30 %, pensionit veteran te luftës 30%, dhe, të gjithë pensionet tjera ne shumën e 30%.”, shtoi ai. /Express/