Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Suguri, Nabila Masrali, tha të hënën se Kosova ka të drejtë që gradualisht t’i ndërrojë tabelat ilegale, por se ky proces duhet të jetë në kuadër të dialogut.
Pronarët e veturave ilegale në veri të vendit kanë afat vetëm edhe të hënën t’i ndërrojnë targat në RKS, pa u qortuar apo gjobitur, masë që do të nisë të aplikohet pas 21 nëntorit.
“E theksojmë qartë se Kosova ka të drejtë të ndryshojë gradualisht tabelat ‘KM’, por ai proces duhet të jetë në kuadër të dialogut. Ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet nga dialogu mes dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2016”, tha Masrali të hënën në një konferencë për media.





