Bashkimi Evropian ka thënë se ka bashkëpunim shumë të ngushtë dhe të mirë me NATO-n. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano, është pyetur në konferencë për media në lidhje me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët BE – NATO.
BE-ja thotë se ka koordinim të ngushtë me NATO-n: U dëshmua në veri

Ai ka përmendur bashkëpunimin e EULEX-it me KFOR-in në veri të Kosovës gjatë tensioneve të fundit, ku serbët vendosën barrikada.
“Nuk është sekret që në kontekstin aktual strategjik bashkëpunimi i BE-së me NATO-n është më i rëndësishëm dhe relevant se kurrë më parë. Kjo është parë edhe në praktik. Rasti i fundit ishte në veri të Kosovës mes Krishtlindjeve dhe pushimeve për Vitin e Ri, kur BE-ja dhe NATO u koordinuan ngushtë në terren. Po ashtu jemi të koordinuar dhe po punojmë shumë ngushtë edhe në kontekstin e agresionit ilegal rus ndaj Ukrainës. Sigurisht se është e rëndësishme nënshkrimi i një deklarate të përbashkët, dhe presim të ndodhë kjo sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stano.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 cent

LDK dënon presionin ndaj delegatëve, paralajmëron masa disiplinore dhe kërkon hetim nga Prokuroria

Universiteti i Prizrenit shënon përparim të vazhdueshëm në renditjen Webometrics

