- Reklama -

BE-ja për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Zyra e Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE-ja po ndjek me shqetësim aktivitetet e ndërtimit, që po zhvillohen në zonat kadastrale Dren dhe Leshak, në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

Kjo ka të bëjë me tokën që ishte caktuar për shpronësim nga Qeveria e Kosovës me një vendim të marrë më 16 janar të vitit 2023.

- Reklama -

Zëdhënësi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, për KosovaPress ka potencuar se është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet final.

”BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht”, është shprehur Gaon.

Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik në Komunën e Leposaviqit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort