Brukseli do të paraqesë një projekt-ligj këtë muaj për të krijuar të ashtuquajturën pasaportë vaksinimi, ka njoftuar Presidentja e Komisionit Europian (KE) Ursula von der Leyen.
Kjo pasaportë që është vendosur të emërtohet Digital Green Pass (Pasaportë Digjitale Jeshile), përfshin detaje të tilla si nëse personi është vaksinuar, rezultatet e mëparshme të testit COVID-19 si dhe deklaratat mjekësore.
“Digital Green Pass duhet të lehtësojë jetën e europianëve“, deklaroi von der Leyen.





