VENDI

“Baushtella” në Kosovë me zero siguri, punëtorët pa maska, e në kate të larta

“Baushtella” në Kosovë me zero siguri, punëtorët pa maska, e në kate të larta
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shkurt 2021, 13:22

Punojnë deri në katin e 7 pa asnjë masë mbrojtëse, në Viti

Punëtorët e ndërtimtarisë në vazhdimësi përballen me kushte të rënda të punës.

Ata ndonëse kanë një punë të vështirë fizike, vazhdimisht përballen edhe me mungesa elementare të mbrojtjes nga aksidentet dhe rreziqet në vendet e tyre të punës.

Situata hiç më e mirë paraqitet edhe në Komunën e Vitisë.

Në një ndërtesë 7- katëshe shihen se si punëtorët punojnë pa asnjë masë mbrojtëse.

Madje siç raportojnë qytetarët ky ndërtim po bëhet në qendër të Vitisë pak metra larg komunës, pak metra larg Drejtorisë së Inspektoratit e pak metra larg policisë

Ata kështu rrezikojnë vetën e tyre, ndërsa rastet kur përfundojnë me lëndime të rënda raportohen thuajse çdo muaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika