Ballkani e ka mposhtur bindshëm 6:0 La Fioritan në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” të martën, dhe ka siguruar biletën për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 10:0.
Kampioni i Superligës u bë skuadra e parë kosovare që shënon gjashtë gola në një ndeshje të garave evropiane, duke thyer rekordin e Prishtinës që kishte shënuar pesë.
Albion Rrahmani ishte padyshim ylli i mbrëmjes. Rrahmani realizoi hat-trick, duke u bërë lojtari i parë i një skuadra kosovare që shënon tre gola në një ndeshje të garave evropiane.






