Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka vizituar sot Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël ku ka biseduar me familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve për domosdoshmërinë që të kërkohet me ngulm nga Gjykata Speciale që t’i sjell para drejtësisë edhe ata që kryen krimin e gjenocidit në Krushë të Madhe.
Kjo kërkesë ajo ka thënë se është në përputhje me premtimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova “se do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë”.
Të njëjtën deklaratë këto ditë e ripohoi publikisht edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, zoti Michael Doyle.
Ajo ka thënë se Shteti i Kosovës duhet të kërkojë nga Gjykata Speciale që t’i përmbahet këtij detyrimi dhe të fillojë menjëherë të nxjerr para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë!
“Shteti i Kosovës nuk guxon të hesht përballë këtyre krimeve monstruoze gjenocidare. Shteti i Kosovës nuk duhet të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid në Kosovë të dalin para drejtesisë! Përpjekjet për të rishkruar historinë nuk do të kalojnë. Plaga e gjenocidit që ende kullon gjak nuk lejon që të ndodhë diçka e tillë. Ju jeni dëshmitarë të krimeve monsturuoze që Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Krushën e Madhe, vendlindjen e veprimtarit të madh kombëtar Ukshin Hoti, fatin e të cilit Serbia ende refuzon që ta ndriçojë. Krusha e Madhe është një nga vendet e shumta ku shteti i Serbisë kreu krimin e gjenocidit kundër civilëve të pafajshëm, duke vrarë 243 persona, në mesin e tyre, fëmije, gra, burra dhe pleq!
Me familjarët e të vrarëve dhe të zhdukurve biseduam për domosdoshmërinë që të kërkohet me ngulm nga Gjykata Speciale që t’i sjell para drejtësisë edhe ata që kryen krimin e gjenocidit në Krushë të Madhe. Kjo kërkesë është në përputhje me premtimin e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova “se do të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj qytetarëve të Kosovës dhe atyre të ish-Jugosllavisë”. Të njëjtën deklaratë këto ditë e ripohoi publikisht edhe zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, zoti Michael Doyle.
Gjithashtu, sot vizitova edhe Krushën e Vogël ku janë të masakruar 113 persona mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Sikurse në Krushë të Madhe edhe këtu 21 vjet pas përfundimit të luftës Serbia refuzon të ndriçojë fatin e mbi 60 personave të zhdukur të këtij fshati.
Në anën tjetër, Shteti i Kosovës duhet të kërkojë nga Gjykata Speciale që t’i përmbahet këtij detyrimi dhe të fillojë menjëherë të nxjerr para drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer krime mbi popullsinë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë!
Shteti i Kosovës nuk guxon të hesht përballë këtyre krimeve monstruoze gjenocidare. Shteti i Kosovës nuk duhet të ndalet deri sa përgjegjësit që kryen gjenocid në Kosovë të dalin para drejtesisë!
Përpjekjet për të rishkruar historinë nuk do të kalojnë. Plaga e gjenocidit që ende kullon gjak nuk lejon që të ndodhë diçka e tillë. Ju jeni dëshmitarë të krimeve monsturuoze që Shteti i Serbisë ka kryer në Kosovë.
Kosova Kërkon Drejtësi!