Ish-zëvendës kryeministrja e Kosovës në Qeverinë Hoti, Albulena Balaj Halimaj, ka komentuar deklaratiat e kreut të Qeverisë, Albin Kurti, të bëra në konferencën e sotme për media lidhur me planin Franko-Gjerman.
Ajo ka thënë nëse është e vërtetë që Albin Kurti nuk e ka refuzuar planin Franko-Gjerman do të thotë që e ka pranuar asociacionin, ndërsa nëse nuk e ka pranuar asociacionin kjo do të thotë që e ka refuzuar planin Franko-Gjerman!
Shkrimi i plotë i Balaj-Halimaj:
Kryeministri Albin Kurti në konferencë për shtyp sot deklaroi që nuk e ka refuzuar planin Franko-Gjerman!
Në anën tjetër kur u pyet për asociacionin deklaroi që nuk ka përgjigje tjetër përveç asaj që e ka dhënë për 9 vite me radhë për këtë çështje!
Të dyjat nuk shkojnë bashkë!
Nëse është e vërtetë që Albin Kurti nuk e ka refuzuar planin Franko-Gjerman do të thotë që e ka pranuar asociacionin, ndërsa nëse nuk e ka pranuar asociacionin kjo do të thotë që e ka refuzuar planin Franko-Gjerman!
Kryministri e ka për detyrë të sqarojë publikun se cila nga këto është e vërtetë, pasi që këto dyja e përjashtojnë njëra tjetën!