- Reklama -

Austria nis bllokimin e tretë nga koronavirusi

Në parim, me këtë masë lejohen takimet vetëm midis një familjeje dhe një individi nga një familje tjetër

Një mbyllje (Shotdown) e tretë për shkak të koronavirusit fillon sot në Austri.

- Reklama -

Me këtë masë, vendi synon të frenojë më tej përhapjen e virusit korona, shkruan srf.ch. Kohët e fundit, jeta publike qe bllokuar nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit. Që atëherë, numri i infeksioneve të reja ka rënë ndjeshëm, transmeton albinfo.ch.

Në shtatë ditët e kaluara janë numëruar rreth 160 raste për 1.000.000 banorë. Ndryshe nga muajt e mëparshëm, e ashtuquajtura incidencë shtatë-ditore tani është nën vlerat aktuale në Gjermani.

Në parim, me masat më të reja lejohen takimet vetëm midis një familjeje dhe një individi nga një familje tjetër.

Dalja nga shtëpia lejohet vetëm për disa arsye: për të shkuar në punë ose për të blerë.

Shëtitjet ose sportet në natyrë lejohen edhe më tutje, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse, ashtu sikurse edhe në Zvicër, skijimi, parimisht, vazhdon të jetë i mundur por u takon qeverive përkatëse të republikave (landeve) që ta lejojnë atë, në kushte të caktuara.

Qeveria austriake ka planifikuar teste masive për mesin e janarit. Ata që rezultojnë negativ, mund ta përfundojnë mbylljen menjëherë pas kësaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort