Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro.
Sipas ATK-së, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind, njofton Klan Kosova.
“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milionë euro apo 2.1 për qind. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milionë euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milionë euro apo 21.7 për qind”.
“Performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit. Po ashtu, vlen të theksohet se kjo rritje ka ndodh pa pasur ndryshim të normave tatimore”.