PRIZRENI ME RAJON

Artan Abrashi i Vetëvendosjes: Jemi mbi 50 për qind, numërimi po vazhdon

TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shkurt 2021, 23:21

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këto komente ai i ka bërë në Facebook, teksa është shprehur se numërimi i votave është duke vazhduar.

“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK.

Sipas KQZ-së nga 100% të votave të numëruara, pa ato të diasporës dhe me kusht, VV ka 47.85% të votave.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika