LAJME

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burg efektiv për narkotikë në Prizren

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burg efektiv për narkotikë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2026, 09:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, më datë 16 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Xh.K. mashkull nga Prizreni.

Sipas Policisë, i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është dënuar për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve” nga neni 275, i KPRK-së.

“I arrestuari Xh.K. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.” – thuhet në njoftim.

Policia thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika