LAJME

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në rajonin e Prizrenit

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në rajonin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2023, 08:14

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin që i njëjti ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I arrestuari dyshohet se krimet e luftës i ka kryer në rajonin e Prizrenit.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje dhe rasti ndaj tij është iniciuar “Krime lufte ndaj popullatës civile”.

“Prizren 1998-1999. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika