LAJME

Arrestohet burri që po bashkëjetonte me të miturën e cila u raportua e zhdukur në Prizren

Arrestohet burri që po bashkëjetonte me të miturën e cila u raportua e zhdukur në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Dhjetor 2023, 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prizren ka arrestuar një person, në shtëpinë e të cilit është gjetur një vajzë e mitur e cila më 5 dhjetor ishte raportuar si e zhdukur.

Rasti po trajtohet si “bashkësi jashtëmartesore me personat nën moshën 16 vjeç”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika