LAJME

Arrestohen katër persona në Atmaxhë të Prizrenit pas një mosmarrëveshje

Arrestohen katër persona në Atmaxhë të Prizrenit pas një mosmarrëveshje
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2025, 10:54

Katër persona janë arrestuar në fshatin Atmaxhë në Prizren pasi të njëjtit dyshohet se u përfshinë në një rrahje më 26.12.2025.

Rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor ndërsa të përfshirë ishin tri gra njëra shtetase e Malit të Zi dhe një burrë.

Policia ka njoftuar edhe se gjatë kontrollit tek e dyshuara shtetase e Malit të Zi, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshe prej 0.62 gram.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika