Vendosja e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit po cilësohet si një zhvillim historik. Kjo njohje për Kosovën po cilësohet si një prej më të rëndësishmeve në dekadën e fundit, e cila ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar në Washington nga Avdullah Hoti e Aleksander Vucic gjatë kohës kur Administrata amerikane drejtohej nga presidenti Donald Trump.
Implementimi i një marrëveshje të tillë është përshëndetur edhe nga Administrata e re e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se dita e vendosjes së raporteve diplomatike mes dy shteteve ishte një ditë historike.Zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë që të jenë në krah të Kosovës përgjatë rrugës drejt integrimit në instancat euro-atlantike.





