Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e ndodhura dje ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.
Ambasadori gjerman Rohde: A do ta ndërpresë Lista Serbe heshtjen dhe të bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj Policisë

Ai ka thënë se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndërpres heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.
“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Srpska do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sivjet kurbani deri në 400 euro

Apel për ndihmë: Safet Krasniqi nga Nasheci i Prizrenit ka nevojë urgjente për operim

Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” me sukses në garat ndërkombëtare të gjykimit të simuluar në Tiranë

