Ambasada e Kosovës në Turqi njoftoi se në mesin e viktimave dhe të lënduarve nga shpërthimi në Stamboll, nuk është asnjë shtetas i Kosovës.
Ambasada e Kosovës në Turqi: Asnjë kosovar s’është në mesin e viktimave apo të plagosurve në Stamboll

Ambasada iu bëri thirrje shtetasve kosovarë të dielën që të jenë vigjilentë dhe t’i ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara njofton se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Republikës së Kosovës. Për ata të cilët aktualisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë. Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll +90 (531) 105 63 91”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Po kërkoheshin nga drejtësia kosovare, ekstradohen dy të dyshuar nga Italia në Kosovë

Nis protesta e serbëve, mbyllet pika kufitare në Jarinje

Rreth 40 mijë lodra për fëmijë ndalohen dhe sekuestrohen nga Inspektorati i Tregut

