LAJME

Aksident në Rrugën e Kombit, një autobot përmbyset në rrugë

Aksident në Rrugën e Kombit, një autobot përmbyset në rrugë
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Nëntor 2022, 10:15

Kukës- Aksident në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë.

S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është moti me lagështi.

Njëkohësisht raportohet se sot kanë ndodhur edhe 3 aksidente të tjerë në Moti i keq ka sjellë plot 4 aksidente rrugore vetëm në Kukës.

3 persona të tjerë po ashtu po marrin ndihmën mjekësore pranë spitalit rajonal.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika