Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, u bën thirrje politikanëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë e partiakë, kandidatëve për kryeministra e deputetë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos ndërmarrin veprime që mund t’i pengojnë ata në kryerjen e detyrave të tyre.
Secila përpjekje për të frikësuar, censuruar apo penguar gazetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale, është e papranueshme dhe cënon të drejtën e qytetarëve për informim të drejtë dhe në kohë reale.
AGK-ja po ashtu u bën thirrje të gjithë gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve mediale që të bartin me vete ID-të identifikuese të punës, ku tregohet se janë punonjës medialë, si dhe, nëse i kanë në dispozicion, t’i mbajnë të veshur jelekët me mbishkrimin PRESS.





