Gazetari Adriatik Kelmendi ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 në Kosovë.
Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën, prandaj edhe Kelmendi e mori atë si familjar, njofton Klan Kosova.