LAJME

Abrashi flet për mundësinë e bashkëpunimit në mes të VV’së dhe AAK’së

Abrashi flet për mundësinë e bashkëpunimit në mes të VV’së dhe AAK’së
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2020, 06:47

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi, në emisionin DPT te Fidani , ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar ta mbyllë derën e bashkëpunimit në mes të VV’së dhe AAK’së. Megjithatë, sipas tij, deri tash nuk ka përafrime.

“Ne nuk jemi të interesuar ta mbyllim derën e bashkëpunimit, por nuk qëndron kjo që ne kemi përafrime”, është shprehur Abrashi, shkruan Express.

Tutje, ai tha se PDK’ja po e dëshiron presidentit por nuk është e sinqertë në çështjen e zgjedhjeve.

“Mendoj se PDK’ja po e dëshirojnë presidentin dhe nuk janë të sinqertë në çështjen e zgjedhjeve”, ka thënë Abrashi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika