Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, sonte në RTK Prime, tha se rruga e vetme për situatën në veri është koordinimi me aleatët tanë.
Abdixhiku: Ligjin për zyrtarët publikë, LDK do ta dërgojë në kushtetuese
(E plotësuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK) do të dërgojë të Gjykatën Kushtetuese Ligjin për zyrtarë publikë.
“Do të dërgojmë ligjin për zyrtarë publikë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai në RTK. Sipas tij Ligjit për paga i mungon koeficienti, edhe pse buxheti është ndarë.
Abdixhiku, ka thënë se grupi i Tiranës në VV ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Abdixhiku tha se “këto qëndrime po bëhen vendime qeveritare”. “Grupi i Tiranës brenda VV-së ka qëndrime që janë kundër interesave strategjike të Kosovës. Ato qëndrime po bëhen edhe vendime qeveritare. Po e sulmojnë NATO-n edhe zyrtarët amerikanë”, tha Abdixhiku.