Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka prezantuar listën finale të kandidatëve për deputet nga radhët e LDK-së, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe forcës së votës për të avancuar një qeverisje “më përmbajtësore dhe më të drejtë”.
Lista sipas tij fokusohet në rëndësinë e rinisë dhe të rejave për të ndërtuar një vend më të mirë dhe më të qëndrueshëm.
“Republika e Kosovës sot gjendet në udhëkryq historik. Shtyllat e saja identitare, nga demokracia e shprehja e lirë, nga ëndrra euroatlantike deri tek mbajtja e njerëzve mes nesh, janë vënë bast në zaret e fateve politike të papërgjeshme. Në këtë Republikë të projeksioneve të tyre, porpaganda është qëllim në vete, gjersa përçarja, ndarja e polarizimi jonë i madh, janë përfundim krejt i zakonshëm, të cilin përfundim – nxitësit e urrejtjes – e shijojnë me plot zell”, ka thënë Abdixhiku.
Ajo që bie në sy është se kreu i LDK-së ka lënë jashtë liste deputetin aktual dhe ish-kryetarin e Komunës dhe të LDK-së në Podujevë, Agim Veliun.
Renditja në listë është sipas radhitjes alfabetike.