Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka fituar shumicën e votave të delegatëve të LDK-së, duke i mundur në garë kundërkandidatë
Ai pas numërimit të të gjitha votave, është ulur në karrigen e kryetarit të LDK-së, ndërsa pranë tij janë ulur edhe Kujtim Shala e Imri Ahmeti, ndërsa më pas ka dalur në foltore për t’ju drejtuar bashlëpartiakëve si kryetar, raporton Gazeta Express.
“Ju faleminderit nga zemra për besimin”, tha Abdixhiku në fillim të fjalimit.
“Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.
Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave, ndërsa tha se arsyen për humbjen e votuesve duhet ta gjejnë në vetvete.
“LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.
Ai tha se “LDK-së duhet t’i japim një lidership që përballon sfidat e kohës”.