- Reklama -

Abazoviq: Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kriminelët e 24 shtatorit

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ndërkombëtarët duhet të mbajnë përgjegjësinë e vet ndërsa ka folur për situatën në Kosovës pas sulmit në Banjskë nga një grup i armatosur serbësh në krye me Milan Radoiçiq.

Pas samitit të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviq ka thënë se Serbia duhet t’i ekstradojë në Kosovë kryesit e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

- Reklama -

“Pres edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe Serbisë dhe ndërkombëtarët sepse ndërkombëtarët nuk mund t’i lajnë duart nga kjo punë. Pasi ka pasë shumë paralajmërime sidomos nga Kosova se atje (veri) ka kriminelë, ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet. Po (ekstradimit të kriminelëve), agjenda ime që ditën e parë ka qenë lufta e krimit të organizuar në Ballkan. Nacionalizmi në trevat e Ballkanit është i krijuar prej grupeve të kriminelëve të organizuar”, ka thënë ai.

Abazoviq është pyetur për deklaratën e përfolur të kryeministrit të Shqipërisë se veriu është shndërruar në tokë të askujt. Është përgjigjur se njeh kufijtë që i njohin të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

“Mali i Zi e ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshëm për të gjitha shtetet që e kanë njohur. Për ne nuk ekzistojnë vendet që janë eksterritoriale. Dihet çka janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort