LAJME

AAK: Të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune, për pensionistët kontributpagues

AAK: Të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune, për pensionistët kontributpagues
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Janar 2023, 09:04

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga deputetët që të mbështesin ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, në mënyrë që të hiqet kriteri për 15 vjet përvojë pune para luftës, për ta fituar statusin e pensionistit kontributpagues.

Prej majit të vitit të shkuar, kjo parti ka iniciuar ndryshimet në Ligj. E muajin e shkuar, Gjykata Kushtetuese obligoi institucionet që brenda gjashtë muajsh ta heqin kriterin, të cilin e kualifikoi si diskriminues.

Deputeti Shemsedin Dreshaj shprehu pritjen që brenda kësaj periudhe të miratohen ndryshimet në ligj.

“Tash kur Kushtetuesja kur e ka limituar afatin 6 muaj. Pra, brenda atyre 6 muaj, si deputetë të opozitës dhe ata të opozitës duhet të mbështesin këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ashtu që brenda 6 muajve ky Ligj të merr formën e prerë”, tha Dreshaj.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shprehu pritjen që shpejt do të bëhen ndryshimet ligjore, në funksion të heqjes së kriterit prej 15 vjetësh, për ta fituar statusin e pensionistit kontributpagues.

“Tash me iniciativën e Dr. Shemit, me sa e di unë është edhe në Agjendën Legjislative, në lexim të dytë, kështu që besoj se kjo do të realizohet shpejtë”, tha Tahiri./koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika