Home LAJME Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 31 vende të lira, këtu mund të aplikoni

Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 31 vende të lira, këtu mund të aplikoni

0
Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 31 vende të lira, këtu mund të aplikoni

Ministria e Drejtësisë, ka hapur konkurs për 31 vende të lira, më 19 shtator.

Konkursi lidhet me emërimin e përmbaruesit privat.

Sipas MD-së, kandidati që aplikon për t’i plotësuar kushtet duhet të jetë shtetas të Kosovës, të ketë zotësi të plotë për të vepruar, dhe duhet të jetë i aftë në aspektin shëndetësor, të jetë jurist i diplomuar në fakultetin juridik, apo të ndonjë fakulteti juridik të ndonjë vendi tjetër, pas nostrifikimit të diplomës në Republikën e Kosovës, të ketë të kryer provimin e jurisprudencës, të ketë së paku tri vjet përvojë pune juridike, të ketë dhënë provimin për përmbarues; që kundër tij nuk zhvillohet procedurë hetimore për vepër penale, përkatësisht që nuk është i dënuar për vepër penale me dënim me burg e cila vepër është e dënueshme më së paku gjashtë muaj, apo për vepër penale e cila e bënë të padenjë në ushtrimin e punës së përmbaruesit privat.

Po ashtu, kushdo që aplikon duhet të paraqesë deklaratë te noteri për gjendjen e tij materiale, me të gjitha pasojat nga dhënia e deklaratës së rrejshme.

Konkursi shpallet për territorin e secilës Gjykatë themelore të Republikës së Kosovës, duke filluar si në vijim:
Në territorin e Gjykatës themelore në Prishtinë 1 (një) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Mitrovicë 5 (pesë) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Pejë 3 (tre) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Prizren 8 (tetë) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Gjilan 4 (katër) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Ferizaj 5 (pesë) përmbarues privat;
Në territorin e Gjykatës themelore në Gjakovë 6 (gjashtë) përmbarues privat.

“Kandidati/ja duhet të caktojë territorin e Gjykatës themelore në të cilën konkurron. Afati për aplikim është tridhjetë (30) ditë nga dita e shpalljes së konkursit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

“Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në Ministrinë e Drejtësisë adresa “Ish-Ndërtesa e Rilindjes”, kati i 8-të, Zyra 812, Prishtinë”.

Këtu gjeni linkun e njoftimit të ministrisë për konkursin.

https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1%2C75%2C2809&fbclid=IwAR1DkTnYCLRqLdDHE5MjJhVdcmAzxWq0yxAmoqRI2Qg1NKB2Z3tI-z6Ds_U

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here