Një defekt i madh në iPhone-in e fundit të Apple po bën që kamera të dështojë fizikisht kur përdoren aplikacione të tilla sikurse TikTok, Snapchat dhe Instagram, kanë raportuar disa pronarë, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, defekti në iPhone 14 Pro Max, modeli më i shtrenjtë në gamën e iPhone 14, duket se ndikon në veçorinë e stabilizimit optik të imazhit (OIS), i cili përdor një motor për të eliminuar efektet e dridhjeve të kamerës kur bën fotografi.
Hapja e kamerës në aplikacione të caktuara bën që motori OIS të prishet, duke shkaktuar tinguj të dëgjueshëm bluarjeje dhe duke vibruar fizikisht të gjithë telefonin.
Well I found my first iPhone 14 Pro Max bug… 😂😂 pic.twitter.com/WhuOrcqdph
— Naaackers (@Naaackers) September 17, 2022